Juventus turpërohet, Milan e Roma drejt Champions League! Inter feston titullin

spot_img
Advertisements

Seria A shkon drejt javës së fundit të saj me një garë të hapur mes katër skuadrave për dy vendet që mbeten në Ligën e Kampioneve, ku kanë siguruar praninë Interi dhe Napoli. Milan, Roma, Komo dhe Juventus janë ekipet që luftojnë për këto pozicione dhe kanë secila shanset e tyre, për të siguruar praninë në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

MILANI – 70 pikë
Suksesi ndaj Xhenoas ktheu përsëri kuqezinjtë në padronë të fatit të tyre para javës së fundit kundër Kaljarit. Nëse fiton, Milani është në Champions. Në rast të mbylljes me pikë të barabarta, kuqezinjtë janë në avantazh nga ndeshjet direkte ndaj Romës dhe Komos si dhe në ekuilibër me Juventusin.

ROMA – 70 pikë
Fitorja në derbi kishte vlerë të dyfishtë për ekipin e Gasperinit, pasi e ngjiti në vendin e katërt. Ashtu si Milani, nëse fiton ndeshjen e fundit ndaj Veronës, është i sigurt për Champions. Në rast barazie pikësh, ndeshjet direkte nuk e shohin të favorizuar me Milanin e Juventusin, por në avantazh ndaj Komos.

KOMO – 68 pikë
Ekipi i Fabregas mbetet një hap larg Champions, duke shpresuar te një gabim i rivalëve, përveç fitores ndaj Kremonezës në ndeshjen e fundit. Në ndeshjet direkte është në barazim me Juventusin, në avantazh ndaj Romës dhe në disavantazh ndaj Milanit.

JUVENTUSI – 68 pikë
Humbja ndaj Fiorentinës ka bërë shanset e bardhezinjve për një vend në Champions minimale. Ndeshja e fundit është derbi ndaj Torinos ku rrezikohet një tjetër shuplakë siç po shkojnë gjërat. I duhet fitore, por edhe që të tjerët më lart të gabojnë. Në përballjet direkte është në ekuilibër me Milanin, në avantazh ndaj Romës dhe në disavantazh ndaj Komos.

spot_img

Latest articles

Related articles