Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar këtë të premte një operacion lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Në fokus ishte verifikimi i rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme.
Raportohet se deri më tani është vënë në pranga shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, shefi i Krimeve të Sarandës, Andi Duro, si dhe dy specialistë të policisë.



