Dje bashkoi votat me Ramën, Berisha sot: Shqipëria nën kthetrat e narko-shtetit!

spot_img
Advertisements

Edhe pse dje bashkoi votat me RAMËN e bandat e PS, Sali Berisha, deklaroi se “Shqipëria ka rënë nën kthetrat e narko-shtetit”.

“Në një shtet, në një vend, në një shoqëri asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa siguria e qytetarit, siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë së tij. Dhe në rast se shohim qytetarin shqiptar në raport me sigurinë e jetës, me sigurinë e pronës, me sigurinë e veprimtarisë së tij, me sigurinë e të dhënave të tij personale, me sigurinë e ushqimeve që hanë, e ilaçeve që merr, unë mund t’ju them ju i sigurtë se pas Haitit, nuk ka qytetar më të pasigurtë në botë se qytetari shqiptar. Pas Haitit. Por, qytetari shqiptar për të garantuar sigurinë e tij, largohet nga vendi më i pasigurtë në Europë që është Shqipëria dhe kudo që shkon, shkon në një vend më të sigurtë. Sot me dhjetra e dhjetra studiues, analistë, por dhe hetues ndërkombëtarë, prokurorë, kanë cilësuar dhe vlerësuar Shqipërinë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në EuropëÇka do të thotë shteti është i kapur tërësisht, është në kthetrat e mafies. Në fakt, pse mafia e drogës? Është mafia e miliarderëve. Ajo është mafia e miliardave. Ajo nuk i ka për gjë milionat. Po pse Shqipëria pikërisht? Cilido nga ju të marrë një të dhënë, është i lutur, të check-ojë vetëm zhvlerësimin e euros dhe dollarit”, tha Berisha

Nuk ka rrjedhur, është pjesë e narkoshtetit.

spot_img

Latest articles

Related articles