Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, tashmë pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, ka shkaktuar reagime të shumta në RMV dhe Kosovë, pas pranisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, krah homologut maqedonas Hristijan Mickoski.
Kongresi u zhvillua dy ditë më parë në Shkup, ku VLEN u shkri në një parti të vetme politike. Në aktivitet morën pjesë figura politike nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa vëmendjen më të madhe e morën pamjet e Kurtit pranë Mickoskit, gjë që ka nxitur kritika dhe akuza për një afrim politik mes tyre.
Reagimet lidhen edhe me situatën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët vijojnë protestat për të drejtën e testimit në gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, të drejtë që sipas tyre garantohet nga Kushtetuta. Kritikët pretendojnë se qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po shkel frymën e Marrëveshja e Ohrit dhe po dobëson përfaqësimin shqiptar në institucione.Por ajo që ra në hy në këtë kogres ishte dhe mungesa e Ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha apo i përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme shqiptare. Kjo konfirmon se ofendimi që Hoxha u ka bërë komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke i quajtur idiotë ka qenë i vërtetë. Debate ka shkaktuar edhe fakti që në hapjen e Kongresit nuk u vendos himni shqiptar, por vetëm ai i Bashkimit Europian. Në kongres ishin të pranishëm pesë liderë të VLEN, Kurti dhe rreth 850 delegatë shqiptarë nga trevat shqiptare të RMV-së.Figurat publike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë kanë reaguar ashpër pas këtij organizimi.Blendi Hodai, një figurë publike në Shkup ka kritikuar Kurtin, duke theksuar se si atij si Mickoskit i konvenon që shqiptarët në institucione të jenë të dobët.



