Kam pasur fatin të punoj me shumë legjenda të teatrit dhe kinemasë shqiptare. I kam parë që vinin e shkonin në oborrin e Qytezës së Teatrove Kombëtare. Prania e tyre ishte qetësi dhe gjërat shkonin mirë. Të gjithë këto legjenda mbeten të pazëvëndësueshme. Prania e legjendës Bujar Lako e rriste përherë entuziazmin dhe ishte një mësim sesi suksesi duhet të trajtohet me kujdes. Gjatë gjithë kohës profesor Lako ndau me mua këshilla të menduara mirë, duke u kujdesur që unë të isha i qëndrueshëm dhe mirënjohës. Një ditë e dëgjoj në oborrin e Qytezës të fliste me zë të lartë dhe nervoz.
Ju afrova dhe e pyeta – “Çfarë ke profesor?” – “Ja ky” dhe më tregoi një nga aktorët e zakonshëm të oborrit të Qytezës – “ka tre ditë që më përqafon dhe më lan me pështymë duke më puthur”. Dihej nga të gjithë që profesor Lako ishte sqimtarë në prekje dhe përqafime, e pyeta – “Pse e bënë ai këtë?” – “sepse është idiot, kujton se është unë”. Qesha me të madhe. Kjo mbetet një nga thëniet më të bukura në oborrin e Qytezës lidhur me suksesin, përulësinë, dhe mënyrën sesi ai duhet të trajtohet me kujdes. Sot profesor Lako ka ditën e lindjes. Ai prehet i qetë atje lartë, mes legjendave që presin prej Tij batutën e rradhës. Falenderoj zotin që e kisha pranë në oborr dhe në skenë legjendën Bujar Lako. Mbetem fans i Tij.



