1 MILIARDË EURO NË VIT, “RROGA E DYTË” E SISTEMIT? NGRITËM DYSHIMIN, ALTAX I JEP DIMENSION EKONOMIK

spot_img
Advertisements

Prej muajsh, Faktor.al ka publikuar një seri artikujsh mbi ekonominë informale të fuqisë në Shqipëri: nga dyshimet për call center-a mashtrues që operojnë ndaj qytetarëve europianë, te mungesa e negociimit konfidencial në barnat e shtrenjta dhe hendeku i pashpjeguar fiskal në tregun e karburanteve. Në thelb të të tre artikujve qëndronte e njëjta ide: ekziston një mekanizëm informal që transferon sasi gjigante parash nga interesi publik drejt interesave private dhe klienteliste. Tani, një policy brief i ALTAX për vitin 2025 i jep për herë të parë këtij debati një kornizë të strukturuar ekonomike, duke vlerësuar koston totale të korrupsionit në Shqipëri në €852 milionë deri €1.115 miliardë në vit, me mesatare rreth €983 milionë. Raporti flet për humbje direkte fiskale, ngadalësim të rritjes ekonomike dhe faktin që rreth 22–29% e shpenzimeve sociale humbin efektivitet nga korrupsioni sistemik. Pra, ajo që Faktor.al ngrinte si pyetje investigative në sektorë të ndryshëm, ALTAX e formulon si fenomen makroekonomik: afro 1 miliard euro në vit që zhduken nga kapaciteti zhvillues i shtetit shqiptar dhe që, në perceptimin publik, funksionojnë si një “rrogë e dytë” e sistemit informal të pushtetit.

spot_img

Latest articles

Related articles