Një gjykatë ushtarake kineze u dha sot dënime me vdekje me kusht ndaj dy ish-ministrave të Mbrojtjes.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ‘Xinhua’, Li Shangfu dhe Wei Fenghe akuzohen për ryshfet.
Li dhe Wei u shkarkuan nga detyra si pjesë e spastrimit të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe ushtrisë nga Presidenti kinez Xi Jinping.
Të dy ish-ministrat u përjashtuan nga Partia Komuniste në pushtet në vitin 2024 për shkelje të rënda të disiplinës.



