Dyshohet se helmoi studentët me makarona, sallam dhe kos! AKU “zbarkon” te Sori-Al, bllokohen tonelata produktesh

spot_img
Advertisements

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra studentë dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit të shërbyer në institucion.

Sipas AKU-së, informacioni për rastin është marrë përmes komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë, ndërsa menjëherë janë kryer verifikime dhe kontrolle në subjektin “Sori-Al”, kompania që ushtron aktivitetin e kateringut për këtë institucion.

Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se ushqimi që shërbehej për studentët nuk gatuhej në ambientet e Akademisë së Sigurisë, por transportohej i gatshëm nga kuzhinat e “Garnizonit Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë, ku operon edhe subjekti “Sori-Al”.

“Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë  ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë”, thuhet në njoftimin eb ërë nga AKU.

AKU bën me dije se gjatë inspektimit në ambientet e kuzhinës brenda Akademisë së Sigurisë janë konstatuar produkte ushqimore të gatshme për shërbim, mes tyre pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos. Nga këto produkte u bllokuan rreth 85.9 kilogramë ushqime dhe u morën mostra për analiza mikrobiologjike, të cilat janë dërguar pranë laboratorëve të ISUV-së.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, por janë evidentuar probleme me sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore. Për këtë arsye, ndaj kompanisë është vendosur një masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Kontrollet janë shtrirë edhe në ambientet e subjektit “Sori-Al” në Garnizonin “Skënderbej”, ku inspektorët kanë vijuar verifikimet mbi procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit.Gjatë këtij kontrolli janë marrë mostra të tjera për analiza laboratorike, përfshirë djathë të bardhë lope, kos, vezë dhe sallam, me qëllim verifikimin e ngarkesave mikrobiologjike. Paralelisht, AKU ka bllokuar edhe 67.3 kilogramë produkte ushqimore si dhe 1350 kokrra vezë.Edhe në këtë rast, ndaj subjektit është vendosur një tjetër masë administrative prej 100 mijë lekësh për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë.

Në pranga janë vënë Kujtim Ballgjini, 52 vjeç dhe Kristjana Plaka, 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë Sori-Al, e cila ishte e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë. Nën hetim është vënë shtetasja R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani, ndërsa në kërkim është shpallur administratorja Alma Tafani, bashkëshortes së Nikolin Jakës.

spot_img

Latest articles

Related articles