Deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Ai tha se ka bërë kërkesa për informacion në disa ministri dhe agjenci për një seri çështjes, dhe nuk ka marrë përgjigje.
Madje aj tha se ministri i Bujqësisë, Andis Salla kishte refuzuar interpelancën me të.
Ai tha se e kupton se disa në qeveri nuk duan të punojnë.
“U bë e disata herë që flas për të njëjtën problematikë këtu. Ka të bëjë me kërkesat për marrjen informacioni me ministrinë e Brendshme, me Bashkinë e Tiranës, për interpelance me ministrat përkatës.
Sot kanë skaduar kërkesat për informacion me ministrinë e Brendshme, me AKUKU-n.
Kam marrë përgjigje dhe nga ministri i Bujqësisë që thotë; nuk dua të bëj interpelancë me ty! Ministria e Bujqësisë ngarkohet me problematikën për të cilën kam kërkuar informacion.
Kam kërkuar informacion për kafshët shoqëruese të braktisura, Agjencia thotë se kam kompetencë dhe ministria thotë; se kam kompetencë.
Kam kërkuar që të jepet informacion për kontrollet e ushtruara.
E kuptoj se ka njerëz dhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punën e tyre, por unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesa nuk u jepen informacion, na thoni; mos bëni më kërkesa.”, tha ai.



