AKSHI-t/ Ishte në arrest shtëpie, Gjykata e Lartë zbut masën e sigurisë për Mirlinda Karçanajn

spot_img
Advertisements


Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Karçanaj ishte caktuar nga GJKKO të qëndronte në arrest shtëpiak.

Raportohet se Gjykata e Lartë vendosi të caktojë ndaj Karçanajt masat e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimin e paraqitjes në policinë gjyqësore.

Ndaj Karçanajt janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

spot_img

Latest articles

Related articles