Braçe nuk tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Do e bëj kryebashkiakun

spot_img
Advertisements

Erion Braçe nuk tërhiqet nga kandidimi për Tiranën

Të paktën këtë lë të kuptohet postimi i tij i fundit në rrjetin social “Facebook”, ku ka ndarë momente nga një intervistë e dhënë prej tij një vit më parë në “Dritare”.

Krahas videove të postuara Braçe ka shkruar se pas katër vitesh deputet ai u zgjodh deputet i njësisë numër 5 në Tiranë.

Ai shton se nuk beson të ketë njeri të asaj njësie të thotë “nuk e njoh deputetin”, duke argumentuar se deputeti nuk është “vaninet” por “punë”.

Më tej Braçe bën një paralelizim të situatës, teksa shkruan se tashmë Tirana është prej një viti pa kryetar, dhe zotohet të: “rikthej edhe kryetarin e bashkisë më të njëjtin përkushtim siç ktheva deputetin”.

“Ja sa shume rendesi ka koherenca

Nuk besoj qe tek 5-sa ka njeri qe thote “Nuk e njoh deputetin”-cep e me cep te 5-SES!

Sepse deputeti nuk eshte vanitet, deputeti eshte Pune!

Tani Tirana prej nje viti eshte pa kryetar;

Do ta rikthej edhe kryetarin e bashkise me te njejtin perkushtim sic ktheva deputetin,

Lagje me lagje dhe rruge me rruge”, shkruan ai.

spot_img

Latest articles

Related articles