Njëri Shqipërinë, tjetri Partinë

spot_img
Advertisements

Elisa Spiropali është zyrtarja më e lartë e PS që ka takuar nr. 2 të administratës Trump, sekretarin e Shtetit Marco Rubio në pritje zyrtare. As kryeministri Rama e as kryeparlamentari Peleshi nuk kanë pasur takime të larta në SHBA. As lobimi me lek e as dhurimi i Sazanit me gjithë Zvërnec familjes Trump nuk ka prodhuar rezultate konkrete politike.

Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama është kthyer në shtëpinë e Internacionales Socialiste (takime socialiste në Spanjë e Greqi) për tu ripozicionuar në politikë të jashtme. Luan me disa porta siç bën Vuçiç (Tito, etj).

Mandati i 4t po duket i vështirë për tu shitur si sukses. Kacavjerrjet në pasqyra fitojnë kohë por nuk japin zgjidhje.

E vetmja alternativë që i jep OKSIGJEN është ajo që i ofron Doktor Berisha, të mos lidhet PD me asnjë faktor ndërkombëtar, për ta rrëzuar pushtetin. Berisha i garanton Ramës që nuk do të lejojë asnjë Faktor në PD ti afrohet qendrave ndërkombëtare të Pushtetit.

Njëri Shqipërinë, tjetri Partinë.

spot_img

Latest articles

Related articles