Bedri Hamza, shef i PDK ka shumë miq në SHBA, posaçërisht disa në administratën Trump, që i kanë sugjeruar që të provojë veten me vota përpara se të kërkojë mbështetje nga Jashtë. Ai e ka marrë këtë si mesazh për të shkuar në zgjedhje.
Lumir Abdixhiku, shef i LDK ka një parti të përçarë, të dobët dhe me matrioshka në kryesi. Yesman ojfsh. Lidershipi i LDK është futur në një modalitet mbijetese (survival mode) dhe ka humbur vokacionin mazhoritar në shoqëri. Për këtë arsye shikojnë në çdo ofertë një kurth asgjësues.
Albin Kurti, shef i VV është përgjegjësi kryesor i ngërçit politik në Kosovë. Ai ka një natyrë narçize, autodestruktive, me talent për t’ju premtuar kosovarëve “hakmarrje”. Hakmarrje ndaj “Serbisë” duke bindur kosovarët që nuk e kanë fituar luftën.
Ai luan shumë me emocionin e frikës.
Presidenti i Kosovës do të duhet të ishte një moment ndërgjegjësimi për fitoret që kemi arritur me luftë e me paqe. Është kthyer në një pasqyrë të thyer të egove në Prishtinë. Të gjithë shohin shëmtitë e njëri tjetrit.
Nga L. Lita



