Po shtynte makinën, 18-vjeçari përplaset për vdekje nga një fuoristradë

spot_img
Advertisements

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës.

Sipas burimeve bëhet me dije se nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën 18-vjeçari Irdi Laçi.

Po ashtu, sipas të dhënave paraprake, mësuhet se i riu po shtynte një automjet të tipit “Mercedes”, i cili kishte mbetur i ndalur në mes të rrugës, kur u përplas nga një fuoristradë që po kalonte në atë moment.

Drejtuesi i fuoristradës ndaloi menjëherë pas aksidentit dhe më pas u vetëdorëzua në Polici. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles