Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur për Endri Shabanin për Avokat të Popullit. të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislim Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.
Noka: Në Durrës nuk kanë qenë demokratë. Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zëra të Dyrmishit dhe Ergysit.
Salianji: Janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së. Pse sot, që nuk mendojnë si ju, janë kundër këta?! Po këta emrat e PS-së pse nuk i përmendni ju në publik?


