Xhelal Mziu thotë se tritolin tek shtëpia, ia ka vënë Edi Rama.
Sipas tij, kryeministri ose i josh kundërshtarët e tij, ose iu vë tritolin.
“Absolutisht terreni që ne sot kemi, ku qeveria është bërë një me krimin, i impulsion ato dhe ju krijon terrenin e nevojshëm duke i ndarë kush janë armiqtë e qeverisë dhe në këtë kontekst absolutisht unë e konsideroj një dorë të pastër të qeverisë që e ka përdorur këtë për të na trembur e joshur, për të na bërë që të mos merremi me qeverinë.
Ajo se çfarë ndodhi me mua e quaj fiks se si kjo qeveri po sillet në raport me opozitën dhe i duhej për të bërë edhe një veprim të tillë”.



