Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka finalizuar një hetim disa mujor duke arrestuar shtetasin Osjon Puka, të njohur si organizatori i një skeme të trafikimit të grave për shfrytëzim prostitucioni, si edhe bashkëpunëtoret e tij Klodjana Haskasa dhe Orkida Gajo.
Operacioni çoi gjithashtu në ndalimin e dy shtetaseve nga Uganda, të cilat ishin rekrutuar fillimisht si striptiste dhe më pas detyroheshin të ofronin shërbime seksuale.
Në total, të arrestuarit akuzohen për gjashtë vepra penale, përfshirë trafikim personash, shfrytëzim prostitucioni dhe pengim të zbardhjes së së vërtetës



