Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i akuzuar për dosjen “Buka Sh.a.”, thotë se është viktimë e presionit politik dhe se mbi supe mban “persekutim personal dhe familjar”. Ai u ka dërguar gazetarëve një email të gjatë me pretendimet e tij.
Ai pretendoi nga arratia se SPAK ka toleruar një drejtor që vetë ka emëruar në post si afërm i një biznesmenie (V.N) të njohur. Bëhet fjalë për Endrit Duçka, drejtor i Pronës Publike, i emëruar nga vetë Arben Ahmetaj.Duçka, bashkëpunëtor i ngushtë i Ahmetajt, ka qenë Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave gjatë privatizimit të paligjshëm. Ahemtaj thotë se akuzat ndaj tij janë të sajuara dhe se me rivlerësimin e aseteve ka mbrojtur interesat e shtetit po aq sa të privatit.






