Indrit Vokshi
Albin Kurti ka pas thënë se “Kosova nuk e do Amerikën, por ka ankthin e frikën se mbetet pa Amerikën”.
Gjoja ka thënë ndonjë fjalë të mençme filozofike, gjoja ky është i ditur e i ndritur dhe thotë ksi fjalësh. Ajo fjali është budallik, krejt bosh, pa asnjë thelb, nuk vlen për asgjë.
Çfarë të keqeje ka nëse ke frikën se mbetesh pa aleat të madh si ShBA? Krejt Europa kanë të njejtën frikë se mbeten pa Amerikën përballë Rusisë. Prandaj politikanët europiane e kanë toleruar Amerikën. Kush pati thënë atëherë, Andreoti apo Kraksi, se edhe kur amerikanët e kanë gabim nuk e kanë gabim; jo për tu nënshtruar me turp por për të ilustruar me zgjuarsi se pa ShBA, e ha dreqi Italinë, bie nën influencë sovjetike. E kush? Italia. Ajo që në Milano, Romë, Xhenova, Venecia, Piza etj. ka prodhuar politikë, ka 2000 vjet, historia e saj është shkollë politike dhe universitet politik.
Çohen tashti disa qyrraveca, disa sbobë ordinerë mediokër për kah kapaciteti politik me arsyetu, mbështetur nga disa analfabetë katundesh që skanë mend më shumë se lopa dhe, arritjen tonë më të madhe në 1 shekull, Kosovën shtet (se kjo është arritja jonë kombëtare) duan ta fusin në eksperiment. Eksperiment paaftësie, eksperiment shitjeje, eksperiment epshi për pushtet, sepse shanin komandatët hajduta e kanë dalë shumë më hajdutë se ata; çohen na arsyetojnë se do na ruajnë nderin. Nuk kanë detyrë ruajtjen e nderit, kanë detyrë ruajtjen e shtetit dhe arritjeve tona kombëtare. Nuk munden t’i ruajnë, le të zhduken nga politika. Nuk i duhen askujt asgjë.
Aleksandër Dugin është një mendimtar rus interesant. Ai shkruan diku: “Europa duhet të krijojë identitetin e saj gjeostrategjik dhe ta dëbojë Amerikën nga Kontinenti”. Ta dini ketë.



