nga Prof. Taulanda Jupi
Ministrja virtuale Diella nuk është reformë dhe as teknologji për shërbimin publik. Është një iluzion, një manipulim teknokogjik në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës.
Kjo nuk është vetëm shkelje e Kushtetutës, është degradim institucional, është përdorimi i teknologjisë jo për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit, por për të fshirë kufirin mes realitetit dhe manipulimit. Në vend që të reformohet administrata, ndërtohen ministëri fantazmë që nuk kanë as kompetencë ligjore, as përgjegjësi publike për ushtrimin e detyrës.
Diella nuk është simbol i përparimit, por i krizës së përfaqësimit. Pranimi i këtij standardi do të thotë të pranojmë që qeverisja të kalojë nga duart e qytetarëve në algoritme krejtësisht të kontrolluara.
Ky precedent është rrezik për demokracinë, për Kushtetutën dhe për të ardhmen e shtetit shqiptar.



