Drejtori i Teatrit Kombëtar fillon punë në një Televizion Privat! Rrumpallë shteti

spot_img
Advertisements

nga Andi Kurti

Shtatori si normalisht sjell nisjen e emisioneve televizive, por edhe fenomene interesante. Drejtori aktual i Teatrit Kombëtar ka filluar prezantimin në një emision mëngjesi në Vision Plus. Po shikoja që kolegë dhe shumë të tjerë po i uronin suksese, por mua më duket një gjë sa absurde aq edhe e çuditshme.

Nuk e dija që drejtori i Teatrit Kombëtar paska kaq kohë të lirë, përballë një posti që për mua, së largu, më duket shumë impenjativ, ose ndoshta drejtori i TK-së paguhet shumë pak dhe ka nevojë për një rrogë të dytë (Altin Basha punonte në 3-4 vende, përpos fondeve që vidhte me të shoqen). Ndoshta e heqin si drejtor, por gjithsesi!

Përpos kësaj, në sytë e mi, por besoj se edhe të shumë të tjerëve, drejtori i Teatrit Kombëtar ka një lloj prestigji dhe stature si post, nuk është një punë e zakonshme. Ama, kjo gjë është në sintoni të plotë me mënyrën se si e shohim Teatrin Kombëtar në veçanti, të cilit i vunë kovën e eskavatorit, dhe artin e kulturën në përgjithësi.

Suksese drejtorit të Teatrit Kombëtar në emisionin e mëngjesit!

Njoftimi i Vizion Plus

spot_img

Latest articles

Related articles