Në emisionin “Review” të Euronews Albania, kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, komentoi situatën politike brenda partisë. Mediu nënvizon se nuk është momenti për largimin e tij, duke theksuar se gjithmonë ekziston një kohë për të vlerësuar drejtimin politik dhe për të marrë vendime të rëndësishme.
“Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA”, tha Fatmir Mediu.