Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në taracën e një ndërtese që shërben si shtëpi funerali në fshatin Kameras, pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë.
Granata është zbuluar nga pronari i godinës, Arber Sala, i cili kishte hipur në çati për të vendosur disa shkronja reklamuese, kur ka vënë re objektin e dyshimtë. Menjëherë pas zbulimit, ai ka njoftuar policinë.



