Pas puthjes në ballë nga Rama, Gjergj Luca: Unë do bëhem zv.kryeministër

spot_img
Advertisements

Biznesmeni i afërt me kryeministrin Edi Rama, Gjergj Luca, është një nga personazhet që shpesh reagimet mbi zhvillimet politike i bën me nota të mprehta ironie.

Teksa ndodhemi në zhurmën mediatike se cilët do të jenë ministrat e qeverisë Rama 4, Gjergj Luca ka vendosur që të ndajë edhe ai mendimin e tij, si shumë analistë, gazetarë apo politikanë në studio televizive që aludojnë për emrat.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Gjergj Luca ka zbuluar vetëm disa nga emrat të cilët ai mendon se do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

“Plasa, nuk rri dot pa dhënë edhe unë mendje për qeverinë Rama 4 dhe ja ku i keni ministrat e rinj:

Grida Duma ministre e Jashtme dhe e Integrimit, lushnjarja Anila Basha ministre Bujqësie, Kumbaro në Turizëm dhe Fahriu te propaganda…

Desh harrova, Gjergj Luca zëvendëskryeministër!”, thotë Gjergj Luca.

Sipas Gjergj Lucës, “ministrat e kabinetit Rama 4” duhet të jenë:

Ministre e Integrimit-Grida Duma

Ministre e Bujqësisë-Anila Basha

Ministër i Ekonomisë dhe Financës-Blendi Fevziu

Ministre e Turizmit-Mirela Kumbaro

Ministër i Propagandës-Fahri Balliu

Zëvendëskryeministër-Pilinci…

spot_img

Latest articles

Related articles