Ish kryeprokurori i zi: Të dënohen Gazetarët, jo Prostitutat

spot_img
Advertisements

Sot, 4 shtator u zhvillua dëgjesa e parë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë për draftin e Kodit të ri Penal. Pas fjalës së ministrit Manja, ishte drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që u ndal në çështjet konkrete që kanë ngjallur më shumë debat këtë verë në media dhe jo vetëm.

Prostitucioni, shpifja janë disa nga cështjet e forta për diskutim. Për shpifjen, Rakipi tha se nuk duhet të depenalizohet, duke e konsideruar ende të nevojshme që ajo të mbetet në fushën e ndëshkimeve penale.

“Depenalizimi i veprave nuk është proces politik, i cili mund të shtyhet dhe vendoset se qëndrimi politik është i tillë. Burimi dhe nevoja është që deri te procesi i të votuarit, duhet parë në disa shkallë, si është niveli praktik dhe kriminal i veprës.

Ky element është në kuadër të realitetit dhe duhet parë efekti. Nëse krimi është në një pozicion që krijon influencë në drejtësi, atëherë çështja duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese, këto vepra duhet të jenë të tilla të penalizohen” – u shpreh Rakipi.

Në krahun tjetër, Rakipi propozoi depenalizimin e prostitucionit, një hap drejt legalizimit të këtij aktiviteti. “Ja vlen të penalizohet bigamia, pirja e alkoolit në publik. Eutanazia duhet të depenalizohet dhe prostitucioni që nuk është folur fare” -tha ai

Latest articles

Related articles