Flota e 6të amerikane zbarkon në Durrës

spot_img
Advertisements

Anija e komandës së Flotës së 6-të të SHBA-së, USS Mount Whitney, mbërrin më 6 shtator në portin e Durrësit. Vizita nënvizon partneritetin e fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale.

Gjatë qëndrimit, anija do të presë autoritete shqiptare dhe përfaqësues të Ambasadës amerikane.

Kjo është hera e parë që një anije e tillë me përmasa kaq të mëdha ankoron në një port shqiptar, duke theksuar rëndësinë strategjike të brigjeve shqiptare.

Anija Mount Whitney ka rol udhëheqës në operacionet detare të SHBA-së në Mesdhe dhe më gjerë, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

spot_img

Latest articles

Related articles