Kirurgjitë e trurit dhe të shtyllës kurrizore do të kryen me mikroskopin digjital – Dr. Xhumari

spot_img
Advertisements

Kirurgjitë e trurit dhe të shtyllës kurrizore do të mund të kryen tanimë përmes edhe mikroskopit digjital Aesculap Aeos.

Fatin e përdorimit të kësaj teknologjie të lartë do ta kenë neurokirurgët e QSUT-së të cilët përmes teknologjisë së avancuar që ofron ky mikroskop duke zmadhuar në ekran pamjen e zonës ku ndërhyhet gjatë operacionit, do të mund të realizojnë hyrje në zona të thella pa bërë dëmtime.

Shefi i Neurokirurgjisë, Artur Xhumari tregon se mikroskopi digjital sjell përfitime në disa nivele.

“I sëmuri do të ketë mundësi të përfitojë një operacion të sigurt. Ky mikroskop do të na lejojë që ne të shtojmë numrin e të sëmurëve që u ofrojmë operacione më të komplikuara”, thotë mjeku.

Një tjetër përfitim është koha dhe bashkëpunimi në grup i stafit gjatë ndërhyrjes falë shpërndarjes live të imazheve të operacionit.

Prof. Xhumari tregon se ndërhyrja e parë që u realizua me këtë mikroskop këtë të martë zgjati 12 orë ndërkohë ndërkohë që me mikroskopin optik kjo kohë do të shkon në 14 orë.

“Shkurton kohën e operacionit duke ulur rrezikun e infeksionit dhe ditë qëndrimin në spital. Shton bashkëpunimin në staf. Në mikroskopin e kaluar, atë optik, imazhin e ndërhyrjes në zonë e shihte vetëm kirurgu ndërsa tani e shohim të gjithë dhe të gjithë, edhe studentët e mjekësisë që janë aty për të mësuar. Falë imazheve live të ndërhyrjes kolegu mund të asistojë kolegun nëse ndodhet përballë një të papriture”, thekson mjeku Xhumani.

Në neurokirurgji realizohen rreth 1700 ndërhyrje të shpërndara në tre salla operatore. Nga këto rreth 30% prej tyre kanë nevojë për këtë pajisje digjitale e cila e ngre neurokirurgjinë në një tjetër nivel

spot_img

Latest articles

Related articles