Policia e kryeqytetit ka bllokuar një spital privat te Zogu i Zi, pasi gjatë kontrolleve u zbulua se subjekti kishte kryer evazion fiskal mbi 1 milion euro, përdorte medikamente të ndaluara dhe punësonte persona të pasiguruar.
Në operacionin “Bilanci”, u arrestua administratori i spitalit International Medicare, Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëaksionerët; shtetasi turk Bilal Kara, 45 vjeç, dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe.