​Presidenti i klubit turk të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant (video)

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë komunitetin sportiv turk, pasi presidenti i Klubit Sportiv Alemdağ, Tuncay Meriç, humbi jetën nga një sulm me armë zjarri në lagjen Çekmeköy të Stambollit. Sipas raportimeve të mediave turke, incidenti ndodhi rreth orës 21:00 në një restorant të rrugës Tolgahan, në lagjen Güngören. Tuncay Meriç, 49 vjeç, po drekonte kur një person ende i paidentifikuar hyri brenda dhe e qëlloi në kokë me armë zjarri.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat lokale, tregojnë momentin e sulmit dhe panikun që shpërtheu mes të pranishmëve, të cilët u larguan me nxitim nga vendngjarja. Meriç u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.

Hetimet fillestare sugjerojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje borxhi. Ndërkohë, policia e Stambollit ka nisur një hetim të gjerë dhe po shqyrton pamjet filmike për të identifikuar autorin, i cili ndodhet ende në arrati.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka tronditur botën e sportit turk, ku Tuncay Meriç njihej si një figurë e respektuar dhe e përkushtuar ndaj klubit të tij.

https://twitter.com/siyahsancakx/status/1960993556551590010?t=OcwGxq7wA7L6zSbkvNtJzw&s=19

https://twitter.com/captieo/status/1961486107775742019?t=kB6b8O_5q00imgfW9gLAFA&s=19
spot_img

Latest articles

Related articles