Ish- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Daniel Shima është kthyer pranë familjes shëndosh e mirë.
Ai u denoncua i zhdukur dje nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të.
Sipas mediave, ai pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij.
Megjithatë Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të mos “bëhej më i gjallë, shkroi: po me arrestojne.



