Greqi, 3 shqiptarë shkrumbohen brenda makinës, 2 të plagosur rëndë

spot_img
Advertisements

Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos.

Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj janë 3 shqiptarët që humbën jetën në Greqi, pas një aksidenti të ndodhur në në autostradën Egnatia pranë Komotinisë.

Ndërkaq, e plagosur ka mbetur Mardalena Kacaj,e cila ndodhet në spital. Në momentin e aksidentit, ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxorr nga kalimtaret që iu erdhën në ndihmë.

Mediat greke raportojnë se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura dhe mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes, duke çuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Kamioni thuhet se u përplas kokë më kokë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinisë me lëndime të lehta. Raportohet se edhe shoferi me shtetësi bullgare i kamionit është plagosur rëndë.

Forca të mëdha zjarrfikëse me 22 zjarrfikës dhe 9 automjete, 3 ambulanca dhe policia shkuan me nxitim në vendngjarje. Zjarri u përhap edhe përreth autostradës Egnatia, në zonat rurale. Pak pas orës 16:00, përfundoi devijimi i përkohshëm i trafikut të automjeteve në rrjetin kombëtar Komotini – Porto Lagos – Xanthi.

spot_img

Latest articles

Related articles