‘Nuk di të qethësh ti’ -Detaje nga plagosja tek Berberi

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me thikë e 25-vjeçarit në një berberhane në Vlorë.
25-vjeçari Margarit Shakaj dhe autori Shkëmbor Skënderaj kishin pasur konflikte të mëparshme.

Autori ka hyrë brenda berberhanes ku ndodhej 25-vjeçari dhe e ka goditur atë me thikë në kraharor. Më pas ai ka hedhur thikën në trotuar dhe është larguar me vrap nëpër lagje.

Ndërkohë policia po vijon punën për arrestimin e autorit. Ndërsa 25-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

spot_img

Latest articles

Related articles