Av. Ngjela për aksionin në Theth: Posti i kryeministrit nuk është një dehje e sëmurë për pushtet

spot_img
Advertisements

Çfarë po ndodh në Theth?

Kjo që po ndodh në Theth është një dehje patologjike e qeverisë.
Si mund të sillet një kryeministër i zgjedhur kështu me popullin që drejton!
Nuk po e shtroj këtu se kush ka të drejtë ligjore në këtë konflikt; por në çdo akt ligjor duhet të këtë moralitet në sjelljen e një kryeministri me shoqërinë që drejton.
Kurse kryeministri ynë sot po vepron sikur Shqipëria është në një gjendje lufte.
Po shemben banesat e shqiptarëve dhe kryeministri Rama nuk di të bisedojë me shqiptarët të cilëve po u prishen shtëpitë e banimit që i kanë ndërtuar me mund dhe me shpenzim material.
Ku e njeh humanizmin një i duhur nga pushteti që kërkon të imitojë Enver Hoxhën!

E di ky kryeministër që shteti i tij ka qenë i korruptuar dhe gjithçka e paligjshme që kanë bërë qytetarët si investim privat është paguar në mënyrë korruptive në qeverinë në Tiranë dhe në pushtetin vendor në Shqipëri?!
Pse ka heshtur shteti kur individët masivisht kanë ndërtuar pa leje ndërtimi shtëpitë e tyre të banimit familjar?!
E kupton dot ky kryeministër se në rastin e ndërtimeve pa leje janë të impëikuar në vepër penale edhe individi që ka paguar shtetin, por edhe pushtetari që ka marrë paratë?
Po si do të zgjidhet ky konflikt i brendshëm shoqëror në Shqipëri kur dihet si e provuar tani që qeveritë dhe pushtetet vendore kanë qenë të korruptuar?
Nuk është i lehtë për t’u zgjidhur në një rrugë krejt ligjore dhe morale njëherësh; por kryeministri Rama nuk di ta bëje, sepse posti i kryeministrit është profesion nuk është një dehje e sëmurë për pushtet.
Kurrë nuk mund të jetë i suksesshëm një kryeministër që vepron me impulset e një mendimi instinktiv.

spot_img

Latest articles

Related articles