Ish ministri denoncon: Rama me praktika komuniste, këto sndodhin as në Republikën e Bananeve

spot_img
Advertisements

nga Arben Malaj

Nuk qeveriset me praktika komuniste të “Aksioneve me Goditje të Përqëndruara”.

Vetëm 200 metra larg zyrës së Kryeministrit, në rrugën me kalldrëm nga “Venecia” për tek “Qyteti Studenti”, prej pesë vitesh një kompani private, e lidhur me një ish deputet, edhe sipas fotove te bashkangjitura ka zaptuar trotuarin dhe rreth 40% të sipërfaqes së rrugës publike.

Kjo nuk ndodh as ne “republikat e babaneve”

Kompania duhet te ndertonte qe ne diten e pare te investimit sistemin “tunel”, duke mos bllokouar trotuarin dhe duke krijua siguri maksimale, per kalimtaret

Ajo që është më kriminale: banorët gjobiten pa mëshirë nga Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit, ndërsa uzurpimi i hapësirës publike mbrohet me heshtje apo mbështetje nga lart.

Ironia shkon deri aty sa dy policitë na gjobisin për bllokim të “korridorit të biçikletave”, ndërkohë që korridori ka 5 vite është i paralizuar sepse është zaptuar nga kompania private.

Kemi bërë peticione, ankesa, kemi shkuar në Bashki dhe në Polici – por përballë padrejtësisë, institucionet janë bërë të shurdhëra.

Reagoj publikisht, sepse nuk ka më as durim, as justifikim që një rrugë e zaptuar në mes të Tiranës të mbrohet për 5 vite me radhë, ndërsa qytetarët ndëshkohen çdo ditë.

Zbatoni ligjin!
Zhbllokoni rrugën!
Ndëshkoni abuzuesit, jo banorët!

DrejtësiPërBanorët #RrugaNukËshtëPronëPrivate

spot_img

Latest articles

Related articles