Pronar i disa bizneseve në Sarandë, ndërron jetë papritur sipërmarrësi

spot_img
Advertisements

Familjari i përkushtuar, sipërmarrësi i mirë dhe qytetari model i Sarandës, Edmond Poda ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 68 vjeçare. Një sëmundje e papritur i ka ndërprerë në mes jetën, duke tronditur familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njihnin.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të parakohshme të Edmond Sefedin Podës, i lindur më 5 gusht 1963 në Korçë dhe banues në Ksamil prej vitit 1972.

Një familjar i përkushtuar, baba i dy fëmijëve dhe gjysh i dy nipërve, Edmondi ishte një njeri i respektuar dhe punëtor shembullor. Me përkushtim, mund e djersë, ai arriti të ndërtonte disa biznese në Ksamil, duke lënë gjurmë në komunitet si njeri i ndershëm dhe punëtor”, njofton SarandaWeb.

Media lokale në qytetin bregdetar bën me dije se sot më 17 qershor 2025, fatkeqësisht një sëmundje e papritur i ndërpreu jetën në mes.

spot_img

Latest articles

Related articles