Pedagogu dhe ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, këtë të hënë (16 qershor) ka depozituar në SPAK dosjen me 400 faqe për plagjiaturë për rektorin e Unverisitetit të Tiranës Artan Hoxha, dhe mbi 50 profesorë në UT, Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, etj. Në një postim në ‘Facebook’, Muka shkruan se ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme dhe pret që zyrtarët e lartë që ai ka denoncuar të hetohen për grup të strukturuar kriminal në arsimin e lartë. Më tej Muka thekson se tani fjala i mbetet drejtësisë nëse do vendosë standarde për arsimin dhe shkencën shqiptare.
nga Taulant Muka ish zv. Ministri I Arsimit
Dita e parë në Tiranë. Sapo depozitova dosjen me mbi 400 faqe në SPAK mbi plagjiaturën për rektorin e UT dhe mbi 50 profesorë në UT, Ministren e Arsimit, Presidentin dhe Avokatin e Popullit me kërkesën për hetim për një grup të strukturuar kriminal në arsimin e lartë. Tani fjala i mbetet drejtësisë nëse do vendosë standarde për arsimin dhe shkencën shqiptare!
