nga Basir Çollaku
Planet Nine, superjahti i Nathaniel Rothschild me 9 dhoma ndenje, ka ngritur spirancën spirancën nga porti i Xhenovas në Itali dhe po udhëton drejt brigjeve tona. Parashikohet të ankorohet në portin e Sarandës në ora 14.00 të së shtunës, 14 qershor 2014.
Nat Rothschild që arkëton fitime vjetore neto prej 1 miliardë dollarësh, me një gjest vetëmohues bujarie dhe bamirësie ka vendosur ta furnizojë superjahtin e tij me 340 mijë litra karburant në Shqipërinë super të pasur dhe mëshirplote ndaj fakir fukarait Nathaniel Rothschild.
Për pak harruam. Do të marrë dhe 9 mijë litra për helikopterin, që është aksesor i pandarë i superjahtit të tij.
Të gjitha me çmim babloku. Pa akcizë e pa taksa.
Baroni V Rothchild , këtë titull ka në dinasti, është dhe fqinji ynë. Sepse përveçse pasaportës britanike, kanadeze dhe zviceriane, ka dhe pasaportë malazeze. Pikërisht në Mal të Zi celebroi 40-vjetorin. Festa e ditëlindjes jubilare zgjati tri ditë e tri netë në gjirin e Kotorrit dhe për këtë event baroni shpenzoi 1 milion euro!
Kështu e ka jeta. Te ne merr karburant badihava, në Mal të Zi hedh milionat e eurove për një ditëlindje…



