Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është raportuar në rrjetet sociale, ku një kompani lokale në Shodër është filmuar duke shkakruar mbetjet e pularisë në liqenin e qytetit.Në video duket furgoni i kompanisë “Driza” teksa ka hapur dyert e pasme nga ku një punonjës hedh në liqen mbetjet. Nuk dihet se kur është realizuar video.Lidhur me pamjet e shëmtuara, ka reaguar i revoltuar edhe gazetari dhe ambientalisti Mentor Kikia, i cili kërkon që prokuroria të nisë menjëherë procedim për këtë ngjarje.



