“Koha për të hedhur bombën më të madhe: Donald Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofshi një ditë të mbarë, DJT!”: Elon Musk vazhdon sulmet e tij ndaj presidentit në X, pas zbardhjes publike të sotme. “Shënojeni këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të dalë në dritë”, shton shefi i Teslës.
Deklarata e Musk ka ngjallur reagime të shumta dhe spekulime në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te lidhjet e mundshme mes personazheve të njohur dhe Jeffrey Epstein, biznesmeni i ndjerë që u akuzua për trafik seksual. Nuk ka ende reagim zyrtar nga Donald Trump apo përfaqësuesit e tij në lidhje me këto pretendime.