Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua ka humbur jetën pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se e moshuara dyshohet se pësoi një reaksion pas injeksionit që kreu.
Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertimit mjeko-ligjor, nëse shkaku i vdekjes së saj është injeksioni dhe mjekimi i gabuar, apo faktorë të tjerë