Tare bën lëvizjen e fortë. Rikthen në stolin e Milanit trajnerin italian

spot_img
Advertisements

Klubi i Milanit ka njoftuar rikthimin e Masimiliano Alegrit si trajner, duke firmosur me të një kontratë trevjeçare. Ky emër shënon nënshkrimin e parë në periudhën e re të drejtimit sportiv nga Igli Tare, i cili ka nisur punën me klubin pak ditë më parë dhe ka zhvilluar takime me trajnerë dhe futbollist.


Alegrit i është caktuar një pagë prej 5 milionë euro në sezon. Ai rikthehet në stolin e Milanit pas 11 vitesh, pasi ka drejtuar më parë skuadrën gjatë viteve 2010-2014, periudhë në të cilën fitoi titullin e Serisë A dhe Superkupën e Italisë.

Ky rikthim vjen në një moment kyç për Milanin, i cili synon të forcojë pozicionin e tij në kampionat dhe në arenën ndërkombëtare nën drejtimin e Alegrit.

spot_img

Latest articles

Related articles