Milani është rikthyer me një bindje të fortë për Igli Taren për rolin e drejtorit sportiv të ardhshëm.
Pas kontakteve të javëve të fundit, shqiptari është përsëri emri i nxehtë për kursin e ri të kuqezinjve.
Në takimin në Romë ditët e fundit dhe në samitet e fundit, palët janë afruar në një mënyrë të rëndësishme: Tare ka bindur Xhorxho Furlanin, CEO-n e Milanit dhe përgjegjës për zgjedhjen, aq sa është planifikuar një samit për fillimin e javës së ardhshme që mund të jetë vendimtar për tymin e bardhë të shumëpritur.Diskutimet e ditëve të fundit, kanë qenë të frytshme për të dyja palët.