Kati i tretë i një pallati në Shkozë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 stacione zjarrfikëse dhe 30 forca të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve për shkak të tymit.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.



