EMRAT | Operacioni antidr0gë në Gjirokastër, arrestohen 17 persona

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antidrogë të koduar “Andromed” dhe arrestohen 17 persona në Gjirokastër. Ata janë pjesë e një grupi i kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.

12 persona janë caktuar në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ata janë:
Herolind Haskaj, 38 vjeç, Dorian Osmani., 38 vjeç, Kevin Gega., 26 vjeç, Bledar Caka., 42 vjeç, Redon Gjini., 33 vjeç, dhe Elidon Tocka, 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Ilia Koçollari, 49 vjeç, Eno Dulaj, 22 vjeç, Ervis Çelo, 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe për Thoma Karanxha., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për Elvin Norra, 25 vjeç dhe Mario Feruni, 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Latest articles

Related articles