Biznesmeni Ron Yeffet kalëron në rezortin luksoz me kalin arab me gjak mbetëror

spot_img
Advertisements

Mes bizneseve të vdekjes, armë, makina të blinduara dhe ambulanca, biznesmeni kontravers Ron Yeffet ka regjistruar edhe një biznes kuajsh: Timak Horse Club.

Objekti i veprimtarisë së kompanisë “Timak Horse Club” është ky:
· Fermë për mbarështim, rritje, trajnim, stërvitje dhe mirëmbajtje të kuajve, si dhe përgatitjen e tyre për përdorime sportive, rekreative, tregtare e të specializuara.

· Qendër hipizimi, import-eksport të kuajve, programe trajnuese dhe edukative, përfshirë kurse, aktivitete rekreative, turistike dhe eksperienca të personalizuara dhe dhënien me qira të tyre; organizimin e eventeve sportive, garave dhe aktiviteteve promovuese në bashkëpunim me institucionet shtetërore për këto aktivitete.

Këtë fermë kuajsh dhe qendër hipizmi, izraeliti Ron Yeffet e ka krijuar në kompleksin turistik “Equos Resort” në Petrelë të Tiranës.

Brenda hartës së kompleksit “Equos Resort”, izraeliti Ron Yeffet ka ngritur fermën e kuajve dhe qendrën e hipizmit të quajtur “Timak Horse Club” me 100 mijë lekë kapital, kur investimi është miliona euro.

Pas lidhjes me kryeministrin Edi Rama, izraeliti Ron Yeffet ka krijuar disa kompani si “1820 Albania” për aktivitetin e parasë elektronike; “1820 Black Oil” për import-eksport e tregti karburantesh; “Uno 18” për import dhe eksport të armatimeve.

Por Ron Yeffet është ortak me 80% aksione me Ministrinë e Mbrojtjes në kompanitë monopol “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, nëpërmjet kompanive të tij “Timak” dhe “Uno 18”; por ka krijuar dhe kompanitë “Timak Special Vehicles” e “Timak Aviation”.

Ndërsa në muajin mars 2026 krijoi kompaninë “Timak Horse Club”, me aktivitet fermë dhe qendër hipizmi te resorti i biznesmenit të njohur

spot_img

Latest articles

Related articles