“Më thanë hajdute” – Iris Luarasi tregon shifrat: Video, miliona shikime

spot_img
Advertisements

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka rikthyer në Kuvend historinë e përplasjes verbale me disa protestues, duke e shoqëruar këtë herë me shifrat e “algoritmit”.

Luarasi tha se videoja ku shfaqej teksa ndiqej nga protestuesit rrugës për në Kuvend ishte parë nga miliona njerëz, ndërsa pas publikimit të saj, emri i deputetes ishte përmendur në qindra artikuj dhe llogari në rrjetet sociale.

Sipas saj, në 5 ditë emri i saj u përmend në 708 artikuj, në 64 media online dhe 134 llogari të emërtuara, ndërsa shtrirja totale arriti në 14.9 milionë dhe videot u panë 4.8 milionë herë.

Por ajo që duket se i ka bërë më shumë përshtypje deputetes janë komentet e rrjeteve sociale. Luarasi tha se janë evidentuar 730 komente “ndëshkuese ose potencialisht të dhunshme”, ku kërkohej gjithçka, nga burgu e zhdukja, deri te varja, djegia dhe pushkatimi.

“Një javë më parë, teksa po vija drejt seancës plenare, u përndoqja nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit”, tha Luarasi, duke rikthyer edhe një herë episodin.

spot_img

Latest articles

Related articles