Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjera ka komentuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në komisionin Xhafaj.
Sipas tij ndërhyrja e amerikanëve do të vijë për të ruajtur investimin e tyre në reformën në drejtësi.
“Unë mendoj se e kanë bërë për të ruajtur investimin e tyre, për të qenë ata pjesëmarrësh dhe brenda mekanizmit dhe për të korrigjuar kur ata shikojnë se aty ka skema apo kleçka që mund të përdoren për ti vënë fre SPAK-ut. Amerikanët janë rojtarët e reformës në drejtësi.
Unë jam i bindur se amerikanët kanë deputetë nga të gjitha anët që i informojnë, ndaj ata janë një hap më parë ndaj asaj që menojnë se mund të bëjnë deputetët. Duk u futur në proces, ata janë brenda procesit. Unë mendoj se opozita e ka derën të hapur, por kjo nuk është e dobishme për të. Nëse ata futen në konsens me mazhorancën, në sytë e publikut do ishin në një marrëveshje të ngjashme siç ndodhi me amnistinë”,-tha Lita