“Butrinti” – Gjykata Kushtetuese lejon biznesin privat me pasurinë Kombëtare

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me fondacionin AADF për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Kushtetuesja i ka rrëzuar të gjitha pretendimet e opozitës, si për shqetësimin lidhur me kontrollin e financave, atë për pretendimin për cënimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, por edhe pretendimin se duhet të jetë shteti shqiptar ai që të ketë rolin për ruajtjen, mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore.

Lidhur me këtë pretendim, Gjykata Kushtetuese sqaron se Parku Kombëtar i Butrintit vijon të mbetet në pronësi të shtetit, ndonëse me administrim indirekt përmes AADF-së.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, shteti shqiptar nuk ka pse të ketë rol primar në menaxhimin e kësaj pasurie kombëtare, pasi ka krijuar mekanizma garantuese të përfshira në marrëveshjen koncesionare me privatin (AADF).

Latest articles

Related articles