Përurohet në Gjakovë busti i heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu


Këtë të shtune është përuruar në Gjakovë shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.


Në ceremoninë e zbulimit të bustit, e cila përkon me 25-vjetorin e çlirimit të qytetit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si edhe zyrtarë e politikanë lokalë.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai falënderoi kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën ai e quajti të domosdoshme

Latest articles

Related articles