“Sinqerisht, nuk më plas fare” -Gazetarja angleze surprizohet nga përgjigja Bashës mbi Metën

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i PD Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për të cilën dha një përgjgje të shkurtër duke cituar aktorin e famshëm Clark Gable, në filmin jashtëzakonisht popullor të shekullit të shkuar, “Iku bashkë me erën” (Gone with the wind).

Alice Taylor: Pyetja e fundit. Ilir Meta. Nuk jam fort e sigurt çfarë po kalon, por mendoni se po bën lojë?

Lulzim Basha:

Ishte pyetja e fundit kjo?
Po zgjedh të citoj një fjali shumë të famshme nga një film që të gjithë e dinë.
“Frankly, my dear, I don’t give a damn” (Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare”).

Kjo përgjigje shkaktoi hilaritet në studio në mbyllje të një Podcasti në të cilin kreu i PD foli për rezolutën që ai përgatiti dhe që u miratua në Këshillin e Europës muajin e shkuar, për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si dhe për përgatitjen e PD për zgjedhjet e ardhshme.

Latest articles

Related articles